Për Kompanitë
helex është një agjenci e ndërmjetësimit me qendër në Austri. Fokusi ynë është në ndërmjetësimin e ekspertëve (f/m) të kualifikuar nga Shqipëria dhe vende të tjera fqinje, me kompani austriake, për pozicione në profesione të munguara në Austri. Ne i kemi vënë detyrë vetes, të kontribuojmë duke mbushur vendet vakante për pozicionet e ndryshme të cilat janë në listën e profesioneve të munguara në Austri si dhe të sigurojmë mundësinë për një jetë të re për shqiptarët dhe shtetasit e vendeve të tjera në Austri.


Ne veprojmë me kujdes të madh në përzgjedhjen e kandidatëve të duhur dhe i ndihmojmë ata me informacione të rëndësishme për këtë kapitull të ri jete. Veçanërisht, për ne është e rëndësishme të përgatisim sa më mirë ekspertët (f/m) e huaj gjatë gjithë procesit të aplikimit, duke siguruar kështu një integrim optimal në Austri.
Jeni në kërkim të ekspertëve (f/m) të kualifikuar për pozicione vakante që përfshihen në listën aktuale të profesioneve të munguara? Na dergoni shpalljet e vendit të punës ose na kontaktoni për të njohur punonjës të përshtatshëm nga baza jonë e aplikantëve.