Për Aplikuesit

helex kompania më e re e inovacionit mbi punësimin e specialistëve shqiptarë të fushave të ndryshme në tregun austriak. Nëse keni ënderruar të punoni në Europë, Austri ky eshte momenti juaj. Ne jemi hapsira më e re profesionale, e cila do t’iu jape mundësinë për të ndryshuar dhe përmiresuar të ardhmen profesionale tuajën dhe mundesitë për një jetë dhe standard të lart dhe cilësor për familjen tuaj. Shërbimet tona për ju si aplikues janë pa pagesë.

 

Çfarë është një profesion i munguar?

Kliko këtu
Tregu austriak është në kërkim të specilistëve të ndryshëm duke filluar nga doktorë, inxhinierë mekanikë, elektrikë, infermierë, IT, programues e shumë të tjera.
Ne jemi vetëm një aplikim larg.  Provoni dhe testoni mundësitë tuaja për një të ardhme profesionale e cila pret per ju. Aplikoni për të parë nëse backgroundi juaj akademik është i pershtatshëm për nevojat e tregut austriak. Zgjeroni eksperiencën dhe ushtroni profesionin tuaj në një treg dinamik dhe dimensional për profesionistë si ju.
Tregu austriak i punësimit është në nevojë të specialistëvë të fushave të ndryshme, prandaj ne jemi këtu për t’iu mbështetur, dhe përkrahur përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj të punësimit në Austri.

Ne jemi këtu për t’iu shërbyer me informacionin, dokumentacionin dhe procedurat e nevojshmë se si ta bëni këtë mundësi realitet. Me përvojën dhe njohuritë tuaja profesionale ju përgatisim që zhvendosja dhe fillimi i jetës suaj në Austri të jetë sa më natyral. 

Duke përdorur rrjetin tonë të gjërë në fushën e biznesit krijojmë mundësinë e gjetjes së punës së duhur në një nga kompanitë e shumta austriake të suksesshme për ju.

Mos prisni të nesërmen, aplikoni sot, ky është momenti juaj.

Si funksionon procedura e aplikimit

Na dergoni dokumentacionin tuaj si më poshtë.

Ne kontrollojmë të gjitha dokumentat me kujdes dhe japim njoftim brenda pesë ditësh pune nëse plotëson kriteret për punën në Austri.

Bisedë online për njohjen reciproke.

Intervistë me kompaninë austriake.

Kontrata e punës nënshkruhet dhe të gjitha dokumentat përgatiten për vizën e punës (Karta e Kuqe e Bardhë e Kuqe e Austrisë).

Mirë se vini në Austri, këtu përfshihen këshilla dhe informacione për këtë fazë të re të jetës suaj.

Jeni në kërkim të një punë serioze në Austri? Dëshironi të ndërtoni një jetë të re në Austri? Na dërgoni dokumentacionin tuaj për të gjetur një punë të përshtatshme në një kompani austriake të suksesshme për ju.

Me Detyrim
"Austria ka momentalisht mbi 100 profesione të caktuara ku nuk gjenden specialistë në vënd. Duke qënë që kërkesa është e lartë për kto profesione shteti Austriak ka vendosur që procedurat e aplikimit për vizë pune të përshpejtohen dhe lehtësohen. Disa nga profesionet që janë në këtë listë janë: Mjeke, Infermierë, Elektricistë, Kimistë, IT, Programues e shumë të tjera".